Një kometë e re e ndritshme do të ndriçojë qiellin e Hemisferës Veriore më 12 shtator dhe më pas rreth 17 shtatorit përpara se të zhduket në rrezet e diellit.
Nëse kometa i “mbijeton” një takimi të afërt me Diellin, ajo pritet të jetë e dukshme gjatë muzgut deri në fund të shtatorit.
Astronomi amator Hideo Nishimura nga qyteti japonez i Kagawa zbuloi këtë kometë. Ai i mori ekspozimet duke përdorur një aparat fotografik standard Canon DSLR dhe një lente telefoto, dhe pas përpunimit të ekspozimeve u bë e qartë se ekzistonte një objekt i ndritshëm që kalonte me shpejtësi nëpër sistemin tonë të brendshëm diellor.
Qendra Minor Planet konfirmoi zyrtarisht zbulimin dhe e quajti kometën C/2023 P1 (Nishimura), dhe shkronja "C" qëndron për një kometë jo periodike. Kjo do të thotë se këto lloj kometash e kanë origjinën nga reja e Oort dhe mund të kalojnë përmes sistemit diellor vetëm një herë ose të kenë periudha orbitale që variojnë nga 200 deri në disa mijëra vjet përpara se të kthehen në afërsi të diellit.
Sipas COBS (Comet Observation Database), Nishimura kategorizohet si një "kometë hiperbolike", duke sugjeruar se ajo ka një bollëk energjie që e pengon atë të "kapet" përgjithmonë në sistemin diellor.
“Ajo do të na vizitojë vetëm një herë dhe Dielli do të veprojë si një llastiqe gravitacionale dhe do ta dërgojë atë në hapësirën e thellë pasi të kalojë pranë nesh”, thotë Nishimura.
Që të largohet nga sistemi diellor, kometa duhet së pari të "mbijetojë" pikën më të afërt në raport me Diellin. Kometat që i afrohen Diellit për herë të parë kanë një rrezik më të madh për t'u ndarë, dhe fati i Nishimura është jashtëzakonisht i pasigurt.
Kur rrezet e diellit intensive kontaktojnë fillimisht me sipërfaqen e kometës, një gamë e gjerë rezultatesh bëhet e mundur. Për shkak të nxehtësisë dhe presionit të prodhuar nga Dielli dhe era diellore, një kometë në disa raste mund të shkrihet dhe shpërbëhet.
Një shembull i tillë është kometa ISON, e cila u shpërbë vetëm disa javë përpara se të pritej të krijonte një skenë të jashtëzakonshme në qiell.
Shkëlqimi i një komete mund të rritet në mënyrë dramatike në disa raste ndërsa i afrohet Diellit, nxehtësia e kthen bërthamën e saj të akullt në pluhur dhe gaz duke krijuar një bisht të gjatë. Drita e diellit kërcen nga ai bisht dhe na lejon të shohim kometat nga Toka.
Është një nuancë e gjelbër që është e kufizuar në kokën e kometës, jo në bishtin e saj. Kjo për shkak se ngjyra në "kokë" vjen nga karboni diatomik, një molekulë reaktive që formohet kur rrezet e diellit ndërveprojnë me lëndën organike në sipërfaqen e kometës.
Nishimura do të jetë më afër Diellit në orbitën e tij më 18 shtator dhe nëse mund të përballojë rrezatimin pa u shpërbërë, do të bëjë një rreth dhe do të kthehet prapa.
/Motilokal.com
