Shkencëtarët zbulojnë mikroplastikë shumëngjyrëshe në reshjet e shiut

Shkencëtarët zbulojnë mikroplastikë shumëngjyrëshe në reshjet e shiut

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët e Departamentit të Punëve të Brendshme dhe të Agjencisë së Vëzhgimit Gjeologjik në SHBA, të cilët kanë zbuluar se nga pikat e shiut po bie plastikë.

Mostrat e studimit janë përmbledhur gjatë reshjeve të shiut në Denver dhe Boulder të Kolorados.

Ata nuk mund ta shihnin plastikën me sytë e tyre, por e gjetën duke përdorur një mikroskop binokular të pajisur me një aparat fotografik digjital.

Pas analizimit të pikave të shiut me mikroskop u gjet se ajo ishte e pranishme në 90% të kampionëve të marrë. Pjesa dërrmuese ishte në formë fibre dhe me ngjyra të ndryshme. Ngjyra blu ishte më e përhapura, e ndjekur nga ngjyrat e kuqe, argjendi, vjollcë, jeshile, të verdhë dhe të tjera, thotë studimi.

Nuk është bërë ende e qartë se nga vijnë këto plastika, por nuk është hera e parë që gjenden në reshjet e shiut, më parë është pikasur në malet Pirenej në jug të Francës, por edhe në ishuj të largët të pabanuar.

Shkencëtarët vlerësojnë se në oqeane lundrojnë triliona copëza plastike që kanë sjellë si pasojë edhe ngordhjen e peshqve dhe gjallesave të tjera detare. Sipas një tjetër studimi është zbuluar se njerëzit gëlltisin çdo javë mesatarisht 5 gramë plastikë, pak a shumë sa pesha e një karte krediti. Shumë vende kanë nisur të kufizojnë përdorimin e plastikës, pikërisht për të luftuar fenomenin. /Motilokal.com