Rikthehet vapa, këto janë temperaturat për sot dhe ditët në vijmë në Kosovë

Rikthehet vapa, këto janë temperaturat për sot dhe ditët në vijmë në Kosovë

Masat e ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut sërish do të depërtojnë mbi Kosovë gjatë kësaj jave. Temperaturat për ditën e sotme parashihet të lëvizin prej 22 deri në 30 °C. Të martën temperaturat pritet të sillen ndërmjet 21 deri në 30 °C. Ngjashëm pritet të jetë edhe të mërkurën ku temperaturat do të arrijnë deri në 31 °C. /Motilokal.com