Në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pas dite, në pjesën qendrore, veriperëndimore dhe jugore do të sjellin reshje afatshkurta dhe të izoluara shiu.
Temperaturat për ditën e sotme pritet të sillen ndërmjet 21 deri në 31 °C. Të shtunë pritet të ketë reshje të lehta shiu, ku temperaturat do të lëvizin prej 23 deri në 31 °C.
Ndërsa të dielën dhe fillimin e javës tjetër pritet reshje më të theksuar shiu, por jo edhe rënie të temperaturave. Për ditën e diel temperaturat pritet të lëvizin nga 21 deri në 30 °C. /Motilokal.com
