Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim verilindor, veçanërisht në pjesët verilindore. UV indeksi do të jetë 8.
Temperaturat sot pritet të lëvizin prej 26 deri në 35 °C. Moti për ditën e shtune do të jetë pjesërisht me re, temperaturat parashihet të sillen prej 28 deri në 33 °C. Ndërsa të dielën temperaturat do të arrijnë deri në 34 °C. /Motilokal.com
