IKSHPK apel qytetarëve për ruajtjen e mjedisit: Zjarrëvenia vret!

IKSHPK apel qytetarëve për ruajtjen e mjedisit: Zjarrëvenia vret!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK) përmes një njoftimi u ka bërë apel qytetarëve të mos djegin mbeturinat dhe mbetjet në tokat e tyre kështu që ruajeni mjedisin.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet zjarrvëniet nga pakujdesi apo të qëllimshme sjellin dëme të mëdha në jetët tona, infrastrukturë dhe mjedis.

“Ruajeni mjedisin ku jetoni duke mbrojtur dhe duke ricikluar. Me djegie nuk keni bërë zgjidhjen e duhur.
Zjarrëvënia helmon!
Zjarrëvënia ndotë mjedisin!
Zjarrëvënia vret”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Motilokal.com