Rekord i ri i shpejtësisë në internet, 178 terabitë për sekondë

Rekord i ri i shpejtësisë në internet, 178 terabitë për sekondë

Është vendosur rekordi i ri botëror për shpejtësinë e transmetimit të të dhënave në Internetit, ai është 178 terabitë për sekondë (i barabartë me 178 milionë megabits për sekondë), mjaftueshëm për të shkarkuar të gjithë katalogun e Netflix në më pak se një sekondë.

Rekordi u njoftua nga studiuesit e University College London, të cilët kështu përmirësuan rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një ekip japonez me 20%.

Rezultati, i cili do të ndihmojë në rritjen e infrastrukturës aktuale të Rrjetit, u arrit në bashkëpunim me kompanitë “Xtera” dhe “KDDI Research” dhe u botua në revistën “IEEE Photonics Technology Letters”

"Ndërsa ndërlidhjet e tanishme të qendrave të të dhënave “CLOUD” janë të afta të transportojnë deri në 35 terabit në sekondë, shpjegon koordinatorja e studimit, Lidia Galdino.

“Ne jemi duke punuar me teknologji të reja që përdorin më me efikasitet infrastrukturat ekzistuese, duke i bërë një përdorim më të mirë gjerësisë së bandës së fibrave optike dhe, si rrjedhojë, bënë të mundshme transmetimin rekord 178 terabit për sekondë”, tha ajo.

Shërbimet e komunikimit me bazë të gjerë janë gjithnjë e më të kërkuara që nga fillimi i pandemisë.

“Por përtej krizës Covid-19 Trafiku në internet është rritur në mënyrë eksponenciale në dhjetë vitet e fundit dhe kjo rritje lidhet me zvogëlimin e kostos. Zhvillimi i teknologjive të reja është thelbësore për të ruajtur këtë prirje drejt kostove më të ulëta duke përmbushur kërkesat e ardhshme për të dhëna që do të vazhdojnë të rriten, me aplikacione që janë akoma të paimagjinueshme që do të transformojnë jetën e njerëzve", nënvizon Galdino./Motilokal.com