
Dita e fundit e gushtit pritet të jetë dhe një ndër ditët më të nxehta të këtij muaji. Për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut temperaturat pritet të arrijnë deri në 39 °C. Ndërsa nga nesër pritet rënie të lehtë të temperaturave, ku do të ketë edhe reshje lokale shiu.
Sot në vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 25 deri në 33 °C.
E marta do të jetë mëngjesi me mot pjesërisht me re dhe me reshje lokale shiu, ndërsa pasditja me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 25 °C.
Dita e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 20 deri në 27 °C. /Motilokal.com