
Dita e fundit e gushtit pritet të jetë dhe një ndër ditët më të nxehta të këtij muaji. Për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut temperaturat pritet të arrijnë deri në 39 °C. Ndërsa nga nesër pritet rënie të lehtë të temperaturave, ku do të ketë edhe reshje lokale shiu.
Sot në vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 25 deri në 33 °C.
E marta do të jetë mëngjesi me mot pjesërisht me re dhe me reshje lokale shiu, ndërsa pasditja me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 25 °C.
Dita e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 20 deri në 27 °C.
Edhe në Kosovë dita e fundit e gushtit do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, që pritet të regjistrojë temperatura deri në 35 °C.
Duke filluar nga dita e martë ku edhe nis vjeshta meteorologjike në rajon do të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, ku do të kemi mot me të freskët dhe priten reshje shiu me bubullima.
E hënë do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 32 °C.
Dita e martë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 21 deri në 28 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 23 °C. /Motilokal.comFoto: Adjol Sini