
Nëse do të mendonit për pak sport dhe fitnes zgjedhja më e mirë është pa diskutim noti. Përveçse përbën një sport të sigurt në forcimin e zemrës, muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit, të notuarit është një tjetër alternativë në rritjen e cilësisë së jetës.
Ndryshe nga sportet e tjera noti ka më shumë aventurë, fitnes dhe argëtim duke thyer kështu rutinën e ditës suaj.
Noti ofron diçka që asnjë ushtrim tjetër aerobik nuk mund ta ofrojë: mundësinë të lëvizni çdo pjesë të trupit dhe të mos krijoni presion në sistemin skeletor! Gjatë notit nuk krijoni presion në nyje siç ndodh me sporte të tjera. Kur trupi është i zhytur në ujë deri në bel, ju bartni vetëm 50% të peshës suaj, kur trupi është i zhytur deri në gjoks ju bartni vetëm 25-35% të peshës, ndërsa kur është i zhytur deri në kokë, ju bartni vetëm 10% të peshës suaj.
Por cilat janë disa nga arsyet përse duhet të notojmë?
Ndihmon në humbjen e peshës. Një orë not mund të djegë afër 500 kalori. Aktivizon çdo pjesë të trupit duke mos shkaktuar fare tendosje të muskujve.
Në mënyrë simultane forcon trupin dhe kapacitetin kardiovaskular. Gjatë notit nuk ka kurrfarë tendosje të muskujve, ndërsa rezultatet janë të mahnitshme. Noti konsiderohet si gjimnastikë apo stërvitje në ujë, gjë që shkakton lodhje të moderuar duke rezultuar në forcimin e fuqisë së trupit. Trajnimi i duhur përmirëson ekuilibrin, gjumin dhe shëndetin e eshtrave.
Ndihmon që mushkëritë të qëndrojnë të shëndetshme. Notimi rrit kapacitetin e mushkërive, që nënkupton se trupi furnizohet me oksigjen, gjë që mushkëritë ndihmojnë në parandalimin e disa sëmundjeve.
Është aerobik i shkëlqyer. Kurrë nuk është herët për të notuar, kur janë në pyetje vitet, madje edhe të moshuarit që vuajnë nga artriti apo kufizimet muskulo-skeletore, apo edhe pesha, të gjitha këto mund të përfitojnë nga të mirat e notit.
Ndihmon simptomat e astmës. Gjatë notit, mushkëritë duhet të punojnë shumë për të furnizuar gjakun me oksigjen të mjaftueshëm.
Ju rigjallëron duke ju bërë më të rinj! Ndoshta nuk heqin rrudhat por zvogëlojnë rrezikun e vdekjes më shumë se 50%.
Redukton rrezikun e diabetit. Stërvitjet e rregullta ulin nivelin e glukozës në gjak. Këto ushtrime përmirësojnë kontrollin e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet të tipit 2.
Noti është i mirë për gratë shtatzëna. Dhe, jo vetëm për nënën, por edhe për fëmijën. Kështu, trupi nuk tendoset dhe siguron qarkullim optimal të gjakut në mitër.
Vepron si qetësues apo relaksues. Uji është një simbol i ripërtëritjes dhe kthjelltësisë dhe se ka një efekt të ngjashëm si meditimi për trurin.
Ju lidh me natyrën. Kur jeni duke notuar në det, lum, liqen, jemi më afër natyrës dhe koha e kaluar në natyrë kontribuon në shëndetin mendor dhe fizik duke na ndihmuar të mbajmë peshën trupore të shëndetshme, reduktimin e stresit dhe përmirësimin e humorit./Motilokal.com