Makina fluturuese elektrike kryen me sukses testin e parë në Japoni

Makina fluturuese elektrike kryen me sukses testin e parë në Japoni

Makina fluturuese, e prodhuar nga një kompani japoneze, ka kaluar me sukses testin e parë dhe krijuesit shpresojnë që ta kenë gati për shitje në seri brenda vitit 2023. Më 25 gusht, Sky Drive Inc. kreu testimin e parë në bazën e saj në Japoni ku makina, e quajtur SD-03, bashkë me një pilot u ngrit në ajër dhe fluturoi rreth fushës për katër minuta.

“Jemi të lumtur që e kemi arritur për herë të parë në Japoni zhvillimin e një makine fluturues, prej se e kemi themeluar SkyDrive”, tha shefi ekzekutiv, Tomohiro Fukazawa.


“Ne duam ta bëjmë të mundshëm një makinë fluturuese që në të ardhmen të shërbejë si transport i sigurt në shoqëri”, u shpreh ai.

'Makina fluturuese' e Japonisë zbret nga toka, me një person në bord

SD-03 është automjeti më i vogël elektrik dhe fluturues, dhe zë hapësirën për parking gati sa dy makina të zakonshme.

Makina ka tetë motorë për t’ju siguruar njerëzve sigurinë për shkaqe emergjente.


Kompania shpreson që makina të jetë pjesë e jetës së përditshme dhe jo një objekt luksi, por ende nuk ka dalë me një çmim për të. Testime të tjera do të pasojnë në muajt në vijim për t’u siguruar që teknologjia përputhet me standardet e rrugës dhe ajrit dhe viti 2023 është vendosur si objektiv për ta nxjerrë në shitje./Motilokal.com