Momente dramatike, valët e detit ‘pushtojnë’ autostradën, përmbytin çdo gjë që i del përpara [Video]

Momente dramatike, valët e detit ‘pushtojnë’ autostradën, përmbytin çdo gjë që i del përpara [Video]

Ky është një moment i tmerrshëm, ku një valë e madhe e baticës përplas veturat në një rrugë në Kinë.

Pamjet virale tregojnë valën masive të baticës që vërshon në rrugën afër lumit Qiantang në qytetin lindor të Kinës Hangzhou, duke përmbytur disa makina brenda sekondave.

Shtatë automjete u dëmtuan për shkak të motit ekstrem, sipas autoriteteve lokale. Ndërsa fatmirësisht asnjë viktimë nuk u raportua.

Meteorologët kanë këshilluar qytetarët që të anashkalojnë lëvizjet në qytetet e prekura nga kushtet e vështira atmosferike, pasi parashikohen përmbytje të tjera në ditët në vijim./Motilokal.com