Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë

Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë ka goditur brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir.

Bëhet e ditur se epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra./Motilokal.com