Ligatina e Durrësit vatër e gjuetisë së paligjshme

Ligatina e Durrësit vatër e gjuetisë së paligjshme

Ligatina e Durrësit është kthyer në një prej vatrave më famëkeqe të gjuetisë së paligjshme në Shqipëri, ku ligji dhe shteti sfidohen në formë të hapur dhe brutale.

“Për të vërtetuar këtë pohim, kemi sjellë fotografi të shumë fushezave që gjithkush mund të shkojë dhe t’i gjejë në atë zonë, si dhe të dëgjojë krismat e shpeshta të armëve të gjahut. Një situatë e tillë është e papranueshme dhe organet ligj-zbatuese duhet të veprojnë në mënyrë të menjëhershme”, njofton Qendra për Studimin dhe Ruajtjen e Shpendëve të Shqipërisë.

Sipas kësaj qendre kjo ndodhi, fakton apatinë, paaftësinë dhe në rastin më të keq komprometimin e organeve ligj-zbatuese, “nën hundën” e të cilave ndodh një paligjësi e tillë.

“Gjuetia vazhdon të jetë e ndaluar në Shqipëri, në bazë të ligjit nr 7/2014 “Për Shpalljen e Moraturiumit të Gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” megjithatë raste të gjahkeqësisë raportohen çdo ditë”, theksohet në njoftim./Motilokal.com