Fundjava me mot të kthjellët e me diell në Shqipëri dhe Kosovë

Fundjava me mot të kthjellët e me diell në Shqipëri dhe Kosovë

Moti sot në Shqipëri do të jetë moti i kthjellët dhe me diell, duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa në verilindje do të kemi mot me vranësira mesatare deri të dendura, që pritet të sjellin reshje të dobëta shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 8 deri në 20 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 19 °C.

E diela do të mbajë mot të ngrohtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 19 °C.

Ndërsa sot në Kosovë do të mbajë mot i freskët, me vranësira dhe kohëpaskohe me mundësi për reshje shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 9 deri në 11 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 13 °C.

E diela do të mbajë mot më të ngrohtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 14 °C./Motilokal.comFoto: Bardhok Ndoji