Regjistrohen dridhje të tokës në Tetovë dhe Gostivar

Regjistrohen dridhje të tokës në Tetovë dhe Gostivar

Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup ka njoftuar se mbrëmë në ora 21:18 është regjistruar dridhje të lehta toke në pjesën perëndimore të vendit.

Në njoftim bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë 41 kilometra larg Shkupit, përkatësisht në Tetovë dhe Gostivar.

Sipas Observatori Sizmologjik fuqia e tërmetit ishte 2.4 ballë dhe u ndiej në Gostivar, Tetovë dhe në zonat përreth./Motilokal.com