Uragani Eta godet Amerikën Qendrore, mbi 70 viktima dhe mijëra të zhdukur

Uragani Eta godet Amerikën Qendrore, mbi 70 viktima dhe mijëra të zhdukur

Uragani Eta vijon rrugëtimin e tij në Amerikën Qendrore duke lënë pas të paktën 70 viktima e mijëra të plagosur.

Ndërsa sot Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA pritet që ajo të prek Detin e Karaibeve duke 'kërcënuar Kubën', Xhamajkën dhe shtetin e Floridës në SHBA.

201106 Guatemalë

Më shumë se 50 persona kanë vdekur në fshatrat indigjenë të Guatemalës për shkak erës së fortë dhe rrëshqitjes së dheut, njoftoi ditën e djeshme presidenti i vendit Alejandro Yamatei.

Një grup njerëzish punojnë për të rimarrë sendet nga mbeturinat e shtëpive të tyre pas një rrëshqitje toke të shkaktuar nga shirat e stuhisë tropikale Eta në qytetin e Tegucigalpa, Honduras, 05 nëntor 2020

Pesë viktima të tjera u regjistruan në Panama, 4 në Honduras, 2 në Kosta Rika dhe dy në Nikaragua.

Amerika Qendrore: Imazhe të frikshme të uraganit Eta

‘Kam humbur gjithçka’ është shprehur një pensionist i cili gjeti strehim të përkohshëm në pikat e strehimit të krijuara nga autoritetet vendase.

Një grua shtatzënë drejtohet nga një zonë e përmbytur nga uji i sjellë nga Uragani Eta në Planeta, Honduras, të enjten, 5 nëntor,

Në Honduras, lugina e qytetit të San Pedro Sula, qendra e dytë më e madhe urbane dhe kryeqyteti industrial i vendit,u përmbyt dhe banorët u strehuan në çatitë e shtëpive të tyre.

Njerëzit shikojnë në një rrugë të përmbytur gjatë kalimit të Stuhisë Eta, në Pimienta, Honduras 5 nëntor 2020

Urat dhe rrugët u mbyllën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të baltës./Motilokal.com

Uragani Eta zbarkon në Amerikën Qendrore, lë pas dëme të jashtëzakonshme