E çuditshme por e vërtetë, kërmilli bllokon 900 Mercedes

E çuditshme por e vërtetë, kërmilli bllokon 900 Mercedes

Një dërgesë prej 900 makinave të markës Mercedes-Benz është ndaluar të hyjë në Australi për shkak të një kërmilli të rrallë.

Sipas njoftimeve nga departamenti i Bujqësisë, kanë urdhëruar rieksportimin e makinave të modeleve të ndryshme, nga limuzina, makina garash, pick-up e deri tek furgonat, për shkak të zbulimit të një numri kërmijsh ekzotikë në pesë dërgesa të ndryshme automjetesh të importuara nga Evropa.

“Kërmilli i quajtur ‘Heath’ i cili besohet se ekziston vetëm në Evropën Juglindore, Kanada dhe SHBA, është një specie e dëmshme me ndikim të rëndësishëm bujqësor dhe mjedisor dhe mund të jetë vdekjeprurës për florën dhe faunën lokale”, deklarua autoritetet.

Autoritet vendëse bëjnë të ditur se makinat po mbahen në një karantinë në portet e mbërritjes në katër shtete të Australisë. /Motilokal.com