Studim: Ndryshimet klimatike po e bëjnë më të fuqishëm fenomenin El Nino

Studim: Ndryshimet klimatike po e bëjnë më të fuqishëm fenomenin El Nino

Sipas një studimi ndryshimet klimatike po e bëjnë edhe më të fuqishëm fenomenin El Ninon, është një ngjarje e natyrshme që përfshin luhatjen e temperaturave të oqeanit në Paqësor, duke e ngrohur planetin.

Studimi, i udhëhequr nga shkencëtarët në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, ekzaminoi të dhënat nga 33 El Niñot që datojnë nga viti 1901. Që nga vitet 1970, El Ninot janë formuar më larg në perëndim në ujërat më të ngrohtë, duke çuar në El Nino më të fortë në disa raste. Një El Nino i fuqishëm mund të shkaktojë thatësirë në disa vende, si Australi dhe Indi dhe mund të shkaktojë përmbytje në zonat e tjera si Kalifornia. Paqësori goditet më shumë nga uraganet gjatë një El Nino dhe Atlantiku më pak.

El Nino i bën dimrat më të butë dhe më të lagësht në SHBA, dhe është shkatërrues diku tjetër. Ngjarja e viti 1997-98 shkaktoi mijëra vdekje nga stuhitë e mëdha, valët e nxehtësisë, përmbytjet dhe thatësira, duke kushtuar midis 32 dhe 96 miliardë dollarë, sipas një studimi të Kombeve të Bashkuara.

Zhvendosja e El Ninos me qindra milje nga lindja në perëndim të asaj pike është e rëndësishme sepse uji në perëndim është natyrisht më i ngrohtë, tha autori kryesor i studimit Bin Wang, një shkencëtar atmosferik në Universitin e Havait.

Wang tha se ka pasur tre "super" El Ninos, duke filluar nga 1982, 1997 dhe 2015 dhe të gjitha filluan në perëndim. Gjatë secilit prej atyre El Ninos, bota regjistroi rekorde të temperaturave mbi mesataren.

Studimi shton se fenomeni El Nino po bëhet më i fuqishëm nën ndryshimin e vazhdueshëm të klimës.

Nëse temperaturat globale vazhdojnë të rriten, El Niño mund të vazhdojë të intensifikohet më shumë dhe të ketë ndikime të mëdha në shoqëritë në mbarë botën. "Nëse ndryshimet e sfondit të vëzhguar vazhdojnë nën forcimin e ardhshëm antropogjenik [ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu], ngjarjet më të shpeshta ekstreme El Niño do të shkaktojnë pasoja të thella socioekonomike."

Eksperti i Universitetit Shtetëror në Florida, Alan Clarke tha se studimi më shumë përqendrohet në temperaturën e ujit, kur formimi i El Ninos varet nga mënyra se si uji dhe atmosfera janë të ndërlidhura. /Motilokal.com