Alarmante: Ajri në Kumanovë ekstremisht i ndotur

Alarmante: Ajri në Kumanovë ekstremisht i ndotur

Me rënien e temperaturave, posaçërisht gjatë orëve të mbrëmjes është rritur edhe ndotja e ajrit nëpër qytetet e Maqedonisë.

Aplikacioni që kryen matjen e ajrit, mbrëmë shfaqi shifra alarmante të ndotjes se qytetit të Kumanovës, që ishte me i ndoturi në Maqedoninë e Veriut. Sipas matjeve nivelet e ndotje arritën deri në 1.028 PM, e që është ndotja më e lartë se kufiri i vlerave të lejuara.

Qytetarët e Kumanovës janë ankuar se po përhapet një erë e pakëndshme në disa pjesë të qytetit, duke reaguar edhe në rrjetet sociale me foton e aplikacionit, të cilët edhe kanë kërkuar nga autoritetet kontrolle të përforcuara dhe sanksione kundër ndotjeve.

Komuna e Kumanovës, vitin e kaluar kishte marrë një aksion për uljen e ndotjes ajrore që  përfshinte masa afatshkurtër dhe masa afatgjate. /Motilokal.com