Ndryshimi i orës, të mirat dhe të këqijat!

Ndryshimi i orës, të mirat dhe të këqijat!

Në mëngjesin e ditës së diel të datës 27 tetor 2019, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa.

Ndryshimi do të fillojë në orën 3:00, ku do të shënojë ora 2:00, duke u kthyer kështu një orë prapa.

Kalimi nga ora verore në atë dimërore mund të sjellë edhe efekte anësore. Ndryshimi i orës shihet si pozitiv nëse e shohim nga aspekti i kursimit të energjisë elektrike, por për shumë të tjerë ky ndryshim shihet si një lodhje, stres dhe pasoja të tjera në shëndet.

Errësimi më shpejt i ditëve për shumë njerëz konsiderohet si shpëtim, sepse kjo u ndihmon atyre të përshtaten më shumë me ndryshimin e orës, ndërsa për disa të tjerë është një përgjumje për ditë të tëra.

Si ndikon ndryshimi i orës në jetën tonë?

Sociologu Ferdi Kamberi për motilokal.com u shpreh se problemi kryesor për ndryshimin e akrepave të orës është vetëm ai i të mësuarit me një jetë të tillë, ngaqë sjell edhe ndryshime në organizmin tonë. Sipas shkencëtarëve një ndër vështirësitë më të mëdha gjatë kësaj periudhe për të gjithë njerëzit është shikimi i diellit teksa lind me vonesë, ç’gjë bën që mënyrë njerëzit zgjohen me vonesë.

Sipas tij në kuptimin logjik ndryshimi i orës nënkupton një ndryshim i sezonës dhe përgatitje tjetrën. Bazuar në kalendarin gregorian pjesa më e madhe e botës i bëjnë këto ndryshime, të cilat janë të njohura me akronimet (DST – DAY SAVING TIME). Megjithëse ka edhe përjashtime siç është Rusia e cila nuk bënë një ndryshim të tillë, por edhe disa shtete të tjera.

“Ndikimi i ndryshimit të orës në aspektin social, ndoshta na ndërlidhet me: vështirësitë e njerëzve drejt adaptimit me kohën e re, sepse kemi një mungesë prej 60 minutave të cilat janë zakonisht me orën verore dhe në orën dimërore këto minuta nuk i kemi. Shoqëria në përgjithësi, duhet të ketë planifikime më koncize, sepse orët janë të shkurtra dhe planifikimet mund të mos jenë adekuate”, theksoi sociologu Kamberi.

Ai përmendi edhe teori të ndryshme sidomos psiko–sociale që theksojnë se ndryshimi i orës mund të ketë ndikim edhe në: çrregullimet gjumit, oreksit, përshtatjes së orarit të ri të ushqimit, planifikimeve të takimeve ditore të njerëzve, etj.

“Megjithatë, një pjesë të studimeve janë të mendimit se ky ndryshim i bënë mirë edhe organizmit të njeriut dhe se këto ndryshime janë të mirëseardhura për metabolizmin e njeriut”, tha ai.

Më tej tha ai se ekzistojnë edhe studime që ndryshimet e orës i ndërlidhin me ndikimin në zhvillimit ekonomik global dhe në pasojat ambientale.

“S’duhet harruar edhe faktin se ndryshimi i orës mund të ketë ndikim më shumë tek fëmijët të cilët janë në shkollë, ku gjatë orës dimërore errësohet më herët dhe mund të vije deri tek ndonjë problem ose sulm të tyre nga qentë endacak”, bëri të ditur sociologu Kamberi.

Sociologu Kamberi shtoi se ndikime të tjera janë ato të planifikimit të orareve të njerëzve për shkak të errësimit më të hershëm, mungesës së kohës dhe jo menaxhim adekuat të saj si dhe çrregullime të gjumit. /Motilokal.com