Nxehtë deri të martën, nga e mërkura rënie të temperaturave në Kosovë

Nxehtë deri të martën, nga e mërkura rënie të temperaturave në Kosovë

Vala e të nxehtit vjeshtor me temperatura të larta do të vazhdojë deri ditën e marte, ku nga e mërkura pritet ndryshim i motit, sa i përket fushave termike, pasi që, vlerat e dy ekstremeve të temperaturave do të shënojnë rënie. Temperaturat për ditën e sotme në Kosovë do të lëvizin prej 13 deri në 22 °C. Era do të fryjë me shpejtësi deri në 7.2 kilometra në orë në drejtim të verilindjes.

Moti për ditën e marte do të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 9 deri në 19 °C.

E mërkura do të jetë me vranësira. Temperaturat pritet të sillen prej 6 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi deri në 10.8 kilometra në orë në drejtim të veri-verilindjes. /Motilokal.com