Aeroporti i Grenlandës bëhet viktima e fundit e ndryshimit të klimës

Aeroporti i Grenlandës bëhet viktima e fundit e ndryshimit të klimës

Aeroporti kryesor i Grenlandës ka vendosur të përfundojë fluturimet civile brenda pesë viteve për shkak të ndryshimit të klimës, pasi shkrirja e permafrostit po shkatërron pistën e aeroplanëve.

Aeroporti Kangerlussuaq, qendra kryesore e vendit, kishte 11,000 aeroplanë që zbarkonin ose niseshin vitin e kaluar.

Permafrost, është shtresë e tokës e cila është e ngrirë, por e cila po zvogëlohet me rritjen e temperaturave. Për punonjësit e aeroportit është bërë një luftë e vazhdueshme heqja e borës dhe akullit në pistë.

Si rezultat, autoritetet do të fillojnë të ndërtojnë një strukturë të re nga e para.

"Ata po ndërtojnë një aeroport të ri në Nuuk dhe në veri, dhe Danish Airforce do të marrin përsipër përgjegjësinë për këtë aeroport", tha menaxheri i aeroportit Peter Høgh.

Grenlanda është ishulli më i madh në botë përafërsisht dhe rreth 80 për qind e sipërfaqes është e mbuluar me fleta akulli.

Por ngrohja globale po riformulon në mënyrë drastike Grenlandën, duke e bërë që fletat e akullit të shkrihen me një ritëm më të shpejtë sesa mendohej më parë, sipas hulumtimeve të fundit.

Situata e aeroportit tregon se si mjedisi po goditet nga ndryshimet klimatike. /Motilokal.com