Ankthi dhe frika si duket nuk do të largohen nga qytetarët shqiptarë pas goditjeve të tërmeteve që po ndodhin prej muajit shtator. Një tjetër tërmet ka dridhur mëngjesin e sotëm Tiranën.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, rreth orës 10:09, është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.7, me epiqendër 15 kilometra në lindje të Tiranës me konkretisht fshatin Shëngjergj 10 kilometra në jug të Krrabës. /Motilokal.com