Çmendet moti në Italinë e veriut, në Val Martello bie një ortek

Çmendet moti në Italinë e veriut, në Val Martello bie një ortek

Moti i ligë ka përfshirë Italinë Veriore, nga reshjet e shiut dhe borës prej disa ditësh. Gjatë ditës së sotme në zonën e Val Martellos, në provincën e Bolzanos që gjendet në kufi me Zvicrën dhe Austrinë ka rënë një ortek i fuqishëm.

Orteku ka dëmtuar disa shtëpi dhe po bëhen kontrolle të vazhdueshme për ndonjë person të zhdukur. Për shkak të kushteve të motit të ligë, helikopteri nuk mundi të fluturojë mbi atë zonë. Aktualisht mbi 6.500 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Për arsye sigurie, 30 rrugë shtetërore dhe krahinore janë të mbyllura, siç janë pothuajse të gjitha rrugët dytësore malore.

Edhe pjesë të tjera të Italisë janë përfshirë nga përkeqësimi i motit. Në Romë raportohet për një person është lënduar nga rënia e një druri si pasojë e erërave të fuqishme.

Qyteti i ujit Venecia që disa ditë është në një situatë kaotike pas të reshurave të vazhdueshme duke shpallur edhe gjendje të jashtëzakonshme. Bëhet e ditur se është mbyllur sheshi Shën Marku pasi pritet vërshimi i tretë i madh me radhë në më pak se një javë. /Motilokal.com

Image result for Maltempo in Val Martello

Image result for Maltempo in Val Martello