Përmbytjet gjunjëzojnë Venecian - dëmet arrijnë deri në një miliard euro

Përmbytjet gjunjëzojnë Venecian - dëmet arrijnë deri në një miliard euro

Sheshi i Shën Markut në Venecia është përmbytur përsëri dhe u mbyll për publikun pasi u godit nga një tjetër valë prej 150 centimetrash të lartë, që u regjistrua niveli i tretë më i lartë ndonjëherë.

Venecia, që është qyteti më i dashur në të gjithë botën për kanalet e saj, arkitekturën historike dhe artin, pësoi përmbytjen e saj më të madhe në 50 vjet të Martën.

Kryetari i Bashkisë së Venecisë, Luigi Brugnaro, vlerëson se dëmi i përmbytjes në qytet që nga e marta është rreth një miliard euro.

Sistemi elektrik i Teatro La Fenice është dëmtuar, gjë që mund të ndikojë në sezonin e ardhshëm. Punëtorët tani janë të zënë me riparimin e tij dhe provat e operës duhet të kryhen në teatrot e tjera.

Vullnetarët në Venecia kanë punuar për të ruajtur gjerat antike, të muzikës dhe librat.  

Të martën, niveli i ujit arriti në 187 cm, pak më pak se rekordi 194 cm i vendosur në vitin 1966. Në kushte normale, baticat prej 80-90 cm zakonisht shihen si të larta, por të menaxhueshme.

Autoritetet në Firence dhe Pisa po monitoronin gjithashtu nga afër lumin Arno, niveli i ujit të të cilit u rrit me shpejtësi gjatë natës për shkak të shiut të fortë.

Lumi më i gjatë i Italisë, i cili përshkon Italinë veriore që kalon në Torino, gjithashtu ishte duke u monitoruar pasi niveli i tij u ngrit në 1.5 metra në 24 orët e fundit për shkak të shiut të fortë. /Motilokal.com