Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka zhvilluar ndeshjen e fundit e vlefshme për kualifikime për Euro 2020 kundër Anglis, e cila sa i përket kualifikimeve nuk ka vlejtur, pasi Kosova është përshëndetur nga Çekia, por kjo ndeshje ka qenë e rëndësishme se ekipi ynë ka luajtur kundër një kombëtare super të fortë.
Jo të gjithë kanë pasur rastin ta ndjekin nga stadiumi “Fadil Vokrri”. Për të ndjekur ndeshjen Kosovë-Angli, komuna e Prishtinës ka organizuar që transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes në të kenë mundësi ta ndjekin në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Tifozë të cilët ishin të pranishëm në shesh nuk qenë të pakët. Ata pasi kanë braktisur sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pas vetes kanë lënë atë që nuk e lanë tifozët japonezë në kampionatin botëror Rusia 2018, mbeturinat.
Tashmë sheshi i braktisur ku mund të shihen gjësende të ndryshme, të cilat janë hedhur në tokë. /Motilokal.com