Kështu do të mbajë moti sot dhe dy ditët e ardhshme në Mal të Zi

Kështu do të mbajë moti sot dhe dy ditët e ardhshme në Mal të Zi

Moti për ditën e sotme në Ulqin, do të jetë mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa mesdita me mot të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 17 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit.

Dita e martë do të mbajë mëngjesi pjesërisht me re, kurse mesdita me vranësira, ndërsa në mbrëmje me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 12 deri në 17 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të verilindjes.

E mërkura do të mbajë mot me shi. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 14 deri në 16 °C. Era do të fryjë 6 m/s në drejtim të jugut./Motilokal.com