Një tornado e fuqishme ka goditur qytetin e Polverosa di Orbetello (Grosseto) të Italisë pasditen e së dielës. Stuhi të mëdha të shoqëruar me shi kanë dëmtuar shtëpi dhe ka shkulur pemët.
Sipas vlerësimeve fillestare tornado ka qenë F2 (shpejtësi të erës prej 181 deri në 253 km/h) në shkallën Fujita. Për fat të mirë, nuk ka të plagosur por rreth njëzet persona , duke përfshirë katër fëmijë, mbetën të shpërngulur .
Moti i ligë që disa ditë ka përfshirë Italinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, përmbytjet në Venecia do t’i kushtojnë shtetit italianë rreth një miliardë dollarë. /Motilokal.com