New Delhi kryeson listën e qyteteve më të ndotura në botë

New Delhi kryeson listën e qyteteve më të ndotura në botë

Kryeqyteti i Indisë New Delhi ka ajrin më të ndotur në botë, sipas IQ AirVisual për cilësinë e ajrit.

Dy qytete e tjera indiane, Kolkata dhe Mumbai, gjithashtu janë në top dhjetëshen e qyteteve më të ndotura, thuhet në njoftimin IQ AirVisual me qendër në Zvicër.

"Për nëntë ditë rresht nga e diela, 27 tetor 2019, cilësia e ajrit në Delhi ishte në zonën e rrezikshme, një nivel në të cilin ka të ngjarë të preket e gjithë popullata", thuhet në një deklaratë të IQ AirVisual.

Shkollat në Delhi u mbyllën javën e kaluar pasi cilësia e ajrit në qytet arriti nivele të larta të rrezikshmerisë.

Një urgjencë shëndetësore u shpall në kryeqytet muajin e kaluar pasi u arrit një shifër e përgjithshëm e Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) afër 459.

AQI midis 401 deri 500 konsiderohet si më e rënda. Mbi 500 konsiderohet shumë e rëndë, dhe masat emergjente kërkohen për të kontrolluar ndotjen.

Autoriteti i Kontrollit të Ndotjes së Mjedisit (EPCA), trupi gjykues i mandatuar nga gjykata e lartë, tha se cilësia e ajrit në Nju Delhi dhe rajoni i saj ishte jashtëzakonisht e dobët. Për shkak të kësaj, të gjitha llojet e punëve ndërtimore u ndaluan. /Motilokal.com