Valët e të nxehtit dhe zjarret që përfshinë ditë më parë Australinë, ky shtet përjetoi edhe një stuhi të fuqishme breshëri me kokrrat që arrinin madhësinë e një topi të tenisit. Breshëri i madh që ra në Queensland, dëmtoi kryesisht çatitë, dritaret e ndërtesave dhe veturat.
Zonat e prekura mbetën pa energji elektrike, ndërsa edhe rrugët u bllokuan për disa momente nga rrëzimi i pemëve.
Përveç dëmeve të shkaktuara, stuhia u shoqërua edhe me reshje shiu që ishte e mirëpritur në këtë shtet, i cili prej javësh po lufton me zjarret e fuqishme. /Motilokal.com