Në Zagreb të Kroacisë u mbajt konferenca SPIDER WEB, ku u diskutua për luftimin e krimit mjedisor në Ballkanin Perëndimor. Në këtë konferencë paneli përbëhej nga moderatore Miljenka Kliček (Kroaci), Anila Leka (Shqipëri), Jelena Samuilov (Serbi), Florije Kqiku (Kosova*), Marina Malish-Sazdovska (Maqedonia e Veriut) dhe Muhamed Hodžić (Bosnje dhe Hercegovinë).
Ndër të tjera, në konferencë u theksua se një mënyrë për të luftuar krimin mjedisor është të rritet më shumë ndërgjegjësimi publik mbi ndikimin e krimit mjedisor dhe në shëndetin e njerëzve, pasi kjo do ta bëjë zbatimin një përparësi më të lartë.
Sugjerime të tjera përfshijnë vazhdimin e trajnimit praktik dhe të specializuar, lehtësimin e shkëmbimit të praktikave më të mira dhe ndërtimin e një rrjeti rajonal të zbatimit. /Motilokal.com