Atraksioni më i ri i Grykës së Rugovës tanimë është Ura Tibetiane, që gjendet në kilometrin e 6-të të Grykës së Rugovës.
Sot, me një ceremoni zyrtare është inauguruar projekti "Ura Tibetiane" dhe Via Ferrata "Marimangat" në Grykën e Rugovës.
Ky inovacion turistik është projekt kapital i financuar nga Komuna e Pejës - Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat dhe implementuar nga Shoqata e Alpinistëve "Marimangat e Pejës".
Drejtoresha Syka i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha: "Jeni dëshmitarë në promovimin e një inovacioni të jashtëzakonshëm, i cili sipas normave dhe strukturës është produkti më unik në Pejë dhe rajon quhet "Ura Tibetiane", ku duhet të kalohen 80 shkallë për t'u hapur pista dhe vendkalimi për Via Ferratën më të re, e cila gjithashtu promovohet sot është Via Ferrata "Marimangat". Kjo e begaton pakon e integruar të turizmit aventurier dhe e rrit potencialin turistik në komunën tonë".
Kjo është ura më e gjatë në Gadishullin Ballkanik me gjatësi 41 metra dhe lartësi 60 metra. /Motilokal.com