Parashikimi i motit për vendin tonë, do të kemi mot të vranët e gradualisht gjatë mesditës me kthjellime.
Prej orëve të para të ditës parashikohet të ketë reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ndërsa në jug dhe lokalisht në qendër, reshjet do të marrin intensitet më të lartë në formën e rrebesheve të shoqëruar edhe me rrufe.
Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 15 deri në 16 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugut.
Ndërsa të enjten do mbajë mot me vranësira. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 17 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugperëndimit. /Motilokal.com