Tërmeti me madhësi 5.4 godet Bosnjën, disa orë pas atij shkatërrues të Shqipërisë

Tërmeti me madhësi 5.4 godet Bosnjën, disa orë pas atij shkatërrues të Shqipërisë

Bosnja dhe Hercegovina është goditur nga një tërmet me madhësi 5.4 vetëm disa orë pasi një tërmet me magnitudë 6.4 goditi fqinjin e saj Shqipërinë. Dridhjet ishin aq të fuqishme  sa që janë ndjerë për disa sekonda në Sarajevë, Blagaj të Bosnjës dhe në Dubrovnik të Kroacisë.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, rreth orës 10: 19 me epiqendër 79 kilometra në jugperëndim të Sarajevës, 9 kilometra në juglindje të Blagaj të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe 62 kilometra në veri të Dubrovnik të Kroacisë. /Motilokal.com