Ekipet nga Kosova shpëtojnë djalin 17-vjeçar nga rrënojat

Ekipet nga Kosova shpëtojnë djalin 17-vjeçar nga rrënojat

Pas disa orë kërkimi nën rrënoja të një shtëpie në Durrës, është nxjerrë 17 vjeçari shqiptar Ramë Lala, derisa tre anëtarë tjerë të familjes së tij janë nxjerr të vdekur nga rrënojat e shtëpisë së tyre.

Ekipet e shpëtimit të Kosovës FSK, Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin të gjallë 17-vjeçarin, Ramë Lala nga rrënojat e shtëpisë, ku banonin të paktën 8 persona.

Pak pasi u nxor i gjallë i riu kërkoi ujë dhe u mbajt nën vëzhgim të autoriteteve dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm. Shtëpia e tyre u rrëzua plotësisht dhe shpresat për të shpëtuar jetët e këtyre familjarëve si duket është shuar. /Motilokal.com