Është nxjerrë një tjetër i pajetë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri. Pas shumë orë kërkimesh një djalë nga Kosova është nxjerrë nga forcat e policisë dhe ushtrisë i pajetë, shkruajnë mediat shqiptare.
Dy vëllezërit nga Gjilani kishin mundur të kërkonin ndihmë përmes telefonit, por pas orëve të tëra në operacion shpëtimi, ai nuk mundi t’ia dalë.
Nuk dihet ende se si do të jetë fati i vëllait të tij, ndërsa lutjet e të gjithëve tashmë janë që personat nënë rrënoja t’ia dalin dhe të mbijetojnë. /Motilokal.com