Ky është moti për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Ky është moti për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Vendi ynë po ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa duke bërë që moti të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në jugperëndim dhe veriperëndim intensitet deri mesatar. Në fundjavë pritet ulje të temperaturave në minus, në viset malore reshje bore.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e sotme do të mbajë mëngjesi me shi, mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 14 °C.

Ndërsa e shtuna do të jetë me shi. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 14 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndim.

Moti për ditën e diele do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 4 deri në 15 °C. /Motilokal.com