EMSC: Qëndroni të qetë, pasgoditjet nga tërmeti janë kufizuar

EMSC: Qëndroni të qetë, pasgoditjet nga tërmeti janë kufizuar

Të martën e 26 nëntorit Shqipëria është goditur nga një tërmet shkatërrues, duke marrë jetë njerëzish dhe duke shkaktuar lëndime dhe dëme materiale. Që nga ajo ditë Shqipëria është goditur prapë nga tërmetet dhe pasgoditjet.

Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC), përmes një postimi në Twitter ka shkruar se pritej gjatë një sekuence pas tërmetit numri i dridhjeve në ditë po zvogëlohet. Prapëseprapë, goditjet e tërmeti janë afër zonave të banuara, madje edhe ajo me përmasa të vogla ndjehen gjerësisht.

“Por aktiviteti i pasgoditjeve të tërmetit në Shqipëri ka mbetur i kufizuar. Shpresojmë që kufizimi i aktivitetit të pasgoditjeve të vijojë që miqtë tanë dhe njerëzit në Shqipëri të munden të qëndrojnë të qetë. Qëndroni të sigurt”, ka shkruar EMSC. /Motilokal.com