Stuhi me shi dhe reshje bore godet Kaliforninë Jugore

Stuhi me shi dhe reshje bore godet Kaliforninë Jugore

Kalifornia Jugore është përfshirë nga një stuhi e pazakontë dimërore gjatë kësaj fundjave, duke rënë reshje të dendura dëbore.

Sipas njoftimeve deri në 4 metra dëborë ka rënë në malet e Kalifornisë Jugore gjatë dy ditëve të fundit, duke sjell shumë shi në rajon.

Një nga autostradat kryesore të shtetit është mbyllur të enjten ndërsa Patrulla e Autostradave të Kalifornisë punonte për të zhbllokuar automjetet e ngecura në borë. Ajo u rihap më pas megjithëse shiu dhe dëbora vazhdonin.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik përmes një njoftimi ka thënë se priten reshje të dendura bore në male dhe erëra të forta në në pjesën më të madhe të perëndimit në Shtetet e Bashkuar. /Motilokal.com




View image on Twitter