Dimri po troket, bie bora e parë në Brezovicë

Dimri po troket, bie bora e parë në Brezovicë

Që nga sot në Kosovë kanë filluar të bien temperaturat dhe vendi po afrohet drejt stinës së ftohtë të dimrit.

Ashtu siç ka paralajmëruar ditë më parë portali www.motilokal.com që nga sot kanë filluar reshjet e borës në Brezovicë, Prevallë dhe në bjeshkët e tjera të Kosovës.

Temperaturat momentale janë 0 °C. Ndërsa nga e marta priten reshje bore në tërë territorin e Kosovës. /Motilokal.com