Shqipëria nuk gjen paqe, sërish dridhje sizmike

Shqipëria nuk gjen paqe, sërish dridhje sizmike

Shqipëria nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike, pasi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:53 është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.4 ballë i shkallës Rihter. Dridhjet kanë qenë të forta dhe janë ndier në Durrës dhe Tiranë.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, me thellësi 10 kilometra në detin Adriatik, rreth 39 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 22 kilometra në veri të Mamurrasit. 

Nga tërmeti i 26 nëntorit deri me tani kanë humbur jetën 51 persona dhe janë lënduar mbi 913 persona. /Motilokal.com