Zëvendësministri Shkreli: Energjia sizmike ka rënë, nuk ka vend për panik

Zëvendësministri Shkreli: Energjia sizmike ka rënë, nuk ka vend për panik

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave.

Në fjalën e tij zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli tha se njerëzit duhet të kenë më shumë besim tek organet e specializuara dhe duhet të hyjnë në ndërtesa vetëm pas certifikimit të tyre.

Ai theksoi se edhe gjatë ditëve në vazhdim mund të ketë dridhje të lehta, por sipas tij energjia sizmike është duke rënë.

“Ky është një fakt statistikor dhe çdo njeri mund ta konfirmojë edhe në internet”, u shpreh Shkreli.

Me pas zëvendësministri Shkreli jepi disa këshilla në rast lëkundjesh nga tërmeti.

“Një këshillë sizmik, banorët në katet e larta nuk rekomandohen të dalin gjatë lëkundjes sizmike. Raste që ne kemi gjetur gjatë kërkim shpëtimit, kanë shpëtuar njerëz të cilët pavarësisht se është shembur objekti kanë shpëtuar ata njerëz që janë gjendur poshtë krevateve, tavolinave, poshtë objekteve që kanë trarë. Kjo tregon se njerëzit duhet të rrinë në vende të sigurta gjatë tërmetit dhe duhet të shfrytëzojnë pauza për të dale. Banorët e akteve të para mund të dalin menjëherë”, theksoi Shkreli. /Motilokal.com