Bie bora e parë në Kosovë, ky është parashikimi i meteorologëve

Bie bora e parë në Kosovë, ky është parashikimi i meteorologëve

Masat e ftohta të ajrit me origjinë polare të cilat kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit, do të jenë prezent pothuajse gjatë gjithë ditëve të ardhshme. Nga e marta në viset e ulëta pritet të bie bora e parë. Ndërsa nga e mërkura do të shtrihen zonat anticiklonike, të cilat do të sjellin kushte për mot të kthjellët, mirëpo masat e ftohta ajrore që do të depërtojnë, do të mbajnë temperaturat e ulëta, me ngrica në mëngjes, e gjatë ditës maksimalet do të luhaten rreth vlerave mesatare.

Moti në Kosovë për ditën e sotme do të mbajë mot me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 8°C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugut.

Të martën moti do të jetë me reshje bore. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 1 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 4 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

E mërkura do të mbajë mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa mesdita mot i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga -3 deri në 2 °C. /Motilokal.com