Ja çfarë moti na pret këtë fillim dhjetori në Mal të Zi

Ja çfarë moti na pret këtë fillim dhjetori në Mal të Zi

Gadishulli i Ballkanit gradualisht do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme me reshje shiu dhe në vendet malore me reshje bore në territorin e Malit të Zi.

Moti për ditën e sotme në Ulqin, do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 14 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të verilindjes.

Dita e martë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 12 deri në 9 °C. Era do të fryjë 7 m/s në drejtim të verilindjes.

E mërkura do të mbajë mot të kthjellët. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 5 deri në 13 °C. Era do të fryjë 8 m/s në drejtim të verilindjes./Motilokal.com