1376 paslëkundje që prej tërmetit të 26 nëntorit

1376 paslëkundje që prej tërmetit të 26 nëntorit

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur që nga data 26 nëntor, vendi është goditur nga 1376 tërmete.

Përveç tërmetit të 26 nëntorit që ka qenë me magnitudë 6.4, pjesa tjetër ka qenë me magnitudë nën 5 të shkallës rihter.

Nga njoftimet bëhet e ditur se vetëm mëngjesin e sotëm, qendrat e sizmologjisë regjistruan 5 lëkundje.

Ekspertët theksojnë se pasgoditjet janë normale, dhe se intensiteti i tyre do të jetë në rënie edhe në ditët në vijim.

Sipas tyre, ky fenomen ka ndikime poziotive pasi shkarkon energjinë e tokës, duke sjellë gradualisht stabilizimin e saj. /Motilokal.com