Flluskat e para të borës bien në Kosovë

Flluskat e para të borës bien në Kosovë

Pas borës që zbardhi Brezovicën, Prevallën dhe Alpet Shqiptare në fundjavë, flluskat e para kanë rënë edhe mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Sipas parashikimit të motilokal.com, sot në Kosovë moti do të jetë me vranësira dhe me reshje bore. Temperaturat parashihet të luhatën prej 1 °C deri në -1 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 4 m/s në drejtim të veri-verilindjes. /Motilokal.com