Ujësjellësi ‘Prishtina’ bën thirrje për kursim të ujit

Ujësjellësi ‘Prishtina’ bën thirrje për kursim të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRU), përmes një komunikate njofton për nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badovcit.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 9.11 metra nën pikën maksimale të kapërderdhjes ose, 625.89 metra mbi nivelin e detit ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është minus 9.20 metra nën nivelin maksimal ose, 640.63 metra mbi nivelin e detit.

“Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç‘rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.! Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Ujësjellësi “Prishtina” fton konsumatorët që të jenë sa me të rregullt në pagesën e ujit, sepse çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të iu kthehet në investime afatgjate duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin.

“Ju ftojmë që, për çfarëdo ankese apo kërkese t’u drejtoheni zyrës/departamentit për konsumatorë në KRU”Prishtina” sh.a. Çdo ankesë apo kërkesë e juaja do të trajtohet me shumë kujdes nga profesionistë të departamentit për konsumatorë”, thuhet në komunikatën e kompanisë. /Motilokal.com