Identifikohen 74 lloje të shpezëve në Drenoc të Rahovecit

Identifikohen 74 lloje të shpezëve në Drenoc të Rahovecit

Peizazhi i larmishëm, pozicioni gjeografik, relievi i pasur, klima e favorshme në çdo stinë të vitit i kanë dhuruar Kosovës kushtet e përshtatshme për të zhvilluar më së miri si florën edhe faunën në vend.

Në një peizazh të tillë merr jetë një shumëllojshmëri shpendësh, të cilët janë pasuri me vlera të mëdha dhe të pazëvendësueshme për vendin tonë.

Numri i shumëllojshmërisë së shpezëve në Drenoc të Rahovecit tani e disa vite po shkon duke u shtuar.

Është fotografi Valmir Gashi, i cili ka arritur të identifikon 75 lloje të shpezëve.  

“Deri më tani, gjatë viteve të fundit duke u marr me hulumtimet dhe fotografimet në natyrë të Drenocit, kam identifikuar 75 lloje shpezësh (prej tyre 73 i kam fotografuar, 2 të tjera i kam pa disa herë, afër, lehtë për t'i dalluar, por nuk kisha aparatin me vete dhe nuk kam arritur t'i fotografoj, e emrat e tyre i ceki në fund)”, ka thënë fotografi Gashi.

Ai thotë se nuk do ndalet dhe shpreson që deri në pranverë të kalon shifrën 100, e të cilët do jenë pjesë e Biogjeografisë së Drenocit.

Emrat e secilit lloj i keni më poshtë, në gjuhën shqipe dhe latine, si dhe disa fotografi të disa prej tyre:

1. Harabeli i shtëpisë  (Passer domesticus)

2. Harabeli i fushës (Passer montanus)

3. Trishtili i madh (Parus major)

4. Trishtili i kaltër (Cyanistes caeruleus)

5. Trishtili bishtgjatë (Aegithalos caudatus)

6. Gardalina (Carduelis carduelis)

7. Lauresha me napkë (Galerida cristata)

8. Kumria (Streptopelia decaocto)

9. Pëllumbi i egër i shkëmbit (Columba livia)

10. Pëllumbi i pyllit apo Gugashi (Columba palumbus)

11. Grifsha (Garrulus glandarius)

12. Qukapiku larosh i vogël (Dendrocopos minor)

13. Qukapiku larosh i mesëm (Dendrocopos medius)

14. Qukapiku larosh i madh (Dendrocopos major)

15. Qukapiku sirian (Dendrocopos syriacus)

16. Qukapiku i përhimtë (Picus canus)

17. Qukapiku i gjelbër (Picus viridis)

18. Bishtkuqi zeshkan (Phoenicurus ochruros)

19. Bishtkuqi i mureve (Phoenicurus phoenicurus)

20. Gushkuqi (Erithacus rubecula)

21. Cerla e zakonshme (Emberiza calandra)

22. Cerla e malit (Emberiza cia)

23. Cerla verdhashe (Emberiza citrinella)

24. Cerla dimërake (Spinus spinus)

25. Cerla gushëgjelbër (Emberiza cirlus)

26. Cerla kokëzezë (Emberiza melanocephala)

27. Kërpngrënësi (Carduelis cannabina)

28. Çeku kokëzi (Saxicola rubicola)

29. Çeku vetullbardhë (Saxicola rubetra)

30. Thëllëza e fushës (Perdix perdix)

31. Sqeptrashi (Coccothraustes coccothraustes)

32. Mëllenja (Turdus merula)

33. Tusha e malit (Turdus viscivorus)

34. Tusha e madhe e fushës (Turdus pilaris)

35. Drenja e pyllit (Anthus trivialis)

36. Bilbili (Luscinia megarhynchos)

37. Bilbili i kopshtit (Sylvia borin)

38. Bilbilthi kapëzi (Sylvia atricapilla)

39. Pupëza (Upupa epops)

40. Larashi kurrizkuq (Lanius collurio)

41. Larashi kokëkuq (Lanius senator)

42. Bishtbardha e gurit (Oenanthe oenanthe)

43. Bishtatundësi i bardhë (Motacilla alba)

44. Mizakapësi i përhimtë (Muscicapa striata)

45. Mizakapësi i zi (Ficedula hypoleuca)

46. Fishkëllyesi i madh (Phylloscopus sibilatrix)

47. Fishkëllyesi gushëverdhë (Phylloscopus trochilus)

48. Fishkëllyesi i vogël (Phylloscopus collybita)

49. Zvarritësi i zakonshëm (Sitta europaea)

50. Cërloi i zi pikalosh (Sturnus vulgaris)

51. Bletëngrënësi evropian (Merops apiaster)

52. Bengu (Oriolus oriolus)

53. Dallëndyshja bishtgërshërë (Hirundo rustica)

54. Dallëndyshja kërbishtkuqe (Hirundo daurica)

55. Qyrylyku i vogël (Actitis hypoleucos)

56. Turtulli (Streptopelia turtur)

57. Qyqja (Cuculus canorus)

58. Zborakësi (Fringilla coelebs)

59. Zborakësi i malit apo zogu i borës i malit

(Fringilla montifringilla)

60. Gjelbërushja (Chloris chloris)

61. Mbretthi (Regulus regulus)

62. Mbretthi vetullbardhë (Regulus ignicapillus)

63. Kuqalashi qafkëzi (Pyrrhula pyrrhula)

64. Qerri (Troglodytes troglodytes)

65. Dredhuesi gushëpërhimtë (Prunella modularis)

66. Skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus)

67. Gjeraqina (Accipiter gentilis)

68. Gjeraqina e shkurtës (Accipiter nisus)

69. Kukuvajka (Athene noctua)

70. Shqipja e fushës (Circus cyaneus)

71. Shqiponja minjngrënëse (Buteo buteo)

72. Laraska – Sorra (Pica hudsonia)

73. Gala – Qava (Corvus monedula)

74. Korbi i përhimtë – Gafka (Corvus cornix)

75. Korbi (Corvus corax)

Duhet theksuar se të gjithë këta Valmiri i ka fotografuar, përpos Bishtatundësit të bardhë dhe Çekut kokëzi, siç thotë ai i ka pa disa herë.

“Po ashtu, shpesh gjatë mbrëmjeve e dëgjoj një lloj bufi, me siguri duhet të jetë njëri nga Bufi veshgjatë ose Bufi i pyjeve, por mbetet të shihet në vazhdim cili do jetë”, tha Valmiri. /Motilokal.com