OBSH: Ndryshimet klimatike kërcënimi më i madh për shëndetin global

OBSH: Ndryshimet klimatike kërcënimi më i madh për shëndetin global

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bën thirrje komunitetit të shëndetësisë të ngre zërin për të bërë thirrje për marrëveshje të fortë, efektive klimatike.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), ndryshimet klimatike janë një kërcënim i madh për shëndetin global në Shekullin 21.

Në një raport të fundit, OBSH tha se profesionistët shëndetësor kanë për detyrë të mbrojnë njerëzit nga ndikimet klimatike, shpërthimet e sëmundjeve infektive dhe efektet e kequshqyerjes, si dhe të trajtojnë personat e prekur nga kanceri dhe sëmundjet e tjera jo ngjitëse të shkaktuara nga ndotja e mjedisit.

Raporti synon të rritë vetëdijen për efektet shëndetësore që kanë ndryshimet klimatike.

Marrëveshja për klimën kishte për qëllim të zvogëlojë ndryshimin e klimës dhe të përmirësojë shëndetin, përfshirë uljen e numrit të vdekjeve nga kanceri dhe sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare që janë shkaktuar nga ndotja e ajrit.

Marrëveshja dedikohet për të kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e masave për të kufizuar ndryshimin e klimës dhe për të mbrojtur vendet, komunitetet dhe vendet e punës. /Motilokal.com